Mjerimi i familjes 9 anëtarëshe nga Hajvalia, jetojnë aty ku mblidhen ujërat e zeza të IPK-së

  • 25 November 2019 - 14:45
Mjerimi i familjes 9 anëtarëshe nga Hajvalia, jetojnë aty ku mblidhen ujërat e zeza të IPK-së

Edhe stinën e dimrit do ta kalojnë nën kundërmim e ujërave të zeza. Milaim Xhaferi nga Hajvalia bashkë me tetë anëtarët e familjes jetojnë në gjendje të rëndë sociale. Ai ia pa sherrin një kanalizimi i cili derdhet në oborrin e shtëpisë së tij e që u instalua keq nga punimet që Inspektorati i Policisë  i kishte kryer rreth zonës ku ai jeton. Nga era, ai nuk mund t’i hap as dritaret. Komuna e Prishtinës, saktësisht inspektorati nuk ka bërë asgjë për rregullimin e këtij problemi. Kryefamiljari i familjes Xhaferi thotë se na kjo situatë i është prishur edhe shtëpia si dhe ai dhe familja e tij rrezikojnë që të preken nga ndonjë sëmundje. 

Me mund e sakrificë e kishte ndërtuar një shtëpi dy dhomëshe. Aty  do t’i sistemonte të gjithë anëtarët e familjes.

Por, shtëpia e Milaim Xhaferit në Hajvali të Prishtinës tash rrezikon të shembet. Ujërat e zeza që kryefamiljari po dyshon se derdhen nga disa shtëpi, ia kanë marrë atij thuajse gjithë oborrin.

Kundërmimi e lagështia, kanë hyrë tashmë edhe në brendinë e  shtëpisë së tij. Dritaret e saj, asnjëherë nuk janë hapur nga ana e kryefamiljares. Kjo për shkak të erës së rëndë.

E nga lagështia që hyn në brendësinë e shtëpisë, kanë filluar që edhe muret të qahen.

I rrethuar nga një jetë e vështirë, me sëmundje, e pa para kryefamiljari i familjes Xhaferi, Milaimi, ka rrëfyer për media  rreth sherrit që thotë se ia pa disa punimeve  që Inspektorati i Policisë së Kosovës i kishte kryer në atë zonë vite më parë.

Ai i ka pesë vajza dhe dy djem. Të gjithë këta jetojnë brenda asaj shtëpie.

“Uji i kanalizimit mu ka blloku. Që tre vite jam duke u marrë me ta. Inspektorati i komunës së Prishtinës po thotë se nuk ka kohë që të vijë e të merret me këtë punë. Para 4 ditëve kam qenë në komunë, por e kotë.  Ujërat e zeza po dyshojë se po vijnë edhe nga ndonjë kanalizim i Inspektoratit të Policisë. Që tre vite është kjo masë e ujit këtu”, thotë kryefamiljari i familjes Xhaferi.

Ai thotë se nga sasia e këtyre ujërave, ka filluar që t’i dëmtohet edhe shtëpia.

“Myku të gjithë shtëpinë e ka marrë. Ka krisë shtëpia në të gjitha anët. Të gjithë idarën që e kam pas për familje më është dashtë me e humbë prej erës së kanalizimit. Fëmija e mi sot po hanë bukë në erë të kanalizimit”, thotë ai.

Ky person sot po kërkon nga ana e komunës së Prishtinës që ta sanojnë këtë problem. Po ashtu po kërkon edhe ndihmë financiare nga ana e qytetarëve.

Të gjithë ju që dëshironi ta ndihmoni Milaim Xhaferin, mund të kontaktoni direkt me të në, numrin e telefonit: 045 654 658.

(Kosova Sot Online)