Ramush Haradinaj thotë se emëroi Kreshnik Gashin drejtor të AKI-së, Burim Ramadanin Inspektor të Përgjithshëm

  • 25 November 2019 - 15:40
Ramush Haradinaj thotë se emëroi Kreshnik Gashin drejtor të AKI-së, Burim Ramadanin Inspektor të Përgjithshëm

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe presidenti i Kosovës kanë emëruar në pozitën e kreut të AKI-së, Kreshnik Gashin, derisa, Burim Ramadanin në postin e Inspektorit të Përgjithshëm në AKI.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes Facebook, Haradinaj që ka shkruar se profilet e të të emëruara janë figura me integritet dhe ekspertë për siguri, garantojnë profesionalizmin dhe kredibilitetin e AKI-së.

“Në bazë të kompetencave kushtetuese dhe ligjore dhe në bashkërëndim me Presidentin, sot kam emëruar, Kreshnik Gashi, në postin e Drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, ndërsa Burim Ramadanin në postin e Inspektorit të Përgjithshëm të AKI-së. Profilet e të emëruarve, si figura publike me integritet dhe ekspertë për siguri, garantojnë profesionalizmin dhe kredibilitetin e AKI-së”, ka shkruar Haradinaj.

Lajmin për emërimin e Gashit dhe Ramadanit e kanë bërë të ditur edhe nga zyra e presidentit të Kosovës.

“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, kanë emëruar për Drejtor të ri të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Kreshnik Gashin, si dhe për Inspektor të Përgjithshëm të AKI-së, Burim Ramadanin. Ky vendim është marrë bazuar në nenin 84, paragrafin 21, bazuar në nenin 94, paragrafin 8, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim të presidencës.

Ndryshe, kreu i VV-së, Albin Kurti i ka bërë me dije kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinajt se Shefi i ri i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës do të emërohet nga Qeveria e re.

(Kosova Sot Online)