Vjen thirrja për Prokurorinë: Ja pse duhet të hetohen dhe burgosën Devollët

  • 25 November 2019 - 19:02
Vjen thirrja për Prokurorinë: Ja pse duhet të hetohen dhe burgosën Devollët

“Kontrata e nënshkruar 10 vjeçare mes PTK-s dhe Z-MOBILE më në fund ka përfunduar në të mirë të PTK-s, por tani mbetet vetëm që ish-menaxherët e PTK-s dhe Z-MOBILE të hetohen nga Prokuroria e të mos lihet kjo punë kështu si është, ndryshe nga ana tjetër e dimë që Z-MOBILE ka vendosur që padis PTK-n, por shpresoj që këtë herë gjyqtarët dhe prokurorët mos të korruptohen, por ta bëjnë punën e tyre me nderë sipas ligjit, dhe ata që me të vërtetë i kanë sjellë PTK-s dëme të dënohen dhe përfundojnë në burg”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

Njohësit e fushës së ekonomisë dhe të së drejtës, konsiderojnë se drejtësia kosovare është duke rënë në provim duke mos e ndjekur deri në fund krimin e organizuar, sidomos kur bëhet fjalë për kontratën e famshme kriminale 10 vjeçare mes PTK-së dhe Z- Mobile.

Njohësi i kësaj fushe, Dardan Grapci tha për “Kosova Sot Online”, se pikërisht në këtë rast po shihet fytyra e vërtetë e drejtësisë së Kosovës.

Image
Dardan Grapci

“Kontrata e PTK-së me “Z-Mobile” është shembull shkollor i krimit të organizuar, që për nga përmasat e dëmit të shkaktuar dhe numrit të individëve të përfshirë është ndër më të mëdhenjtë në gjithë kohën e pasluftës, deri me sot nuk kemi asnjë hetim, asnjë aktakuzë e asnjë aktgjykim me të cilin do të përfundonin në burg pushtetarët, mafio oligarkët dhe ish-menaxheret e PTK-se. Është një fatkeqësi e madhe dhe imazh i zi për drejtësinë kosovare që kjo skemë kriminale po vazhdon të heshtet nga prokuroria”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

Sipas Grapcit, me ndërprerjen e njëanshme të kontratës me Z-Mobile nga ana e PTK-së, përfituesit e vetëm janë ish përdoruesit e Z-MOBILE, që tanimë kanë kaluar në VALA, pa pasur nevojë për të ndryshuar numrin.

Grapci thotë se edhe ligjërisht kjo kontratë tani është në favorin e PTK-së, por Prokuroria nuk duhet ta lë në harresë, ndjekjen e zhvatësve përplot 10 vite, pa marr parasysh se për cilin grup të individëve bëhet fjalë në orkestrimin dhe përgatitjen e kësaj skeme kriminale. 

“Kontrata e nënshkruar 10 vjeçare mes PTK-s dhe Z-MOBILE më në fund ka përfunduar në të mirë të PTK-s, por tani mbetet vetëm që ish-menaxherët e PTK-s dhe Z-MOBILE të hetohen nga Prokuroria e të mos lihet kjo punë kështu si është, ndryshe nga ana tjetër e dimë që Z-MOBILE ka vendosur që padis PTK-n, por shpresoj që këtë herë gjyqtarët dhe prokurorët mos të korruptohen, por ta bëjnë punën e tyre me nderë sipas ligjit, dhe ata që me të vërtetë i kanë sjellë PTK-s dëme të dënohen dhe përfundojnë në burg. Prandaj shpresoj që kjo lojë e keqe e Z-MOBILE që i ka bërë PTK-së, të jetë një mësim për të gjithë ata që mendojnë te bëjnë bashkëpunime me kompanitë private dhe jo-serioze”, përfundoi Grapci për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)