Zbardhet prapaskena, paralajmërohet skenar i rrezikshëm kundër Albin Kurtit

  • 26 November 2019 - 07:40
Zbardhet prapaskena, paralajmërohet skenar i rrezikshëm kundër Albin Kurtit

“Kyçe në këtë rast është PDK sepse është partia më e madhe opozitare. Është shumë me rëndësi se kush do të komandoj me këtë parti. Nëse në këtë parti komandojnë këto segmente do të kemi probleme të mëdha e gjithë Kosova. Po që se ndodh diçka e tillë mund të kemi përplasje të mëdha shoqërore dhe kjo sigurisht është zbatim i programeve të Serbisë që Kosova të mbetet në gjendje konfliktualiteti si mekanizëm për të pamundësuar zgjidhjen e problemeve të shumta reale nga të cilat Kosova vuan qe më tepër se një dekadë”, tha Meha për “Kosova Sot Online”.

Eksperti i fushës së sigurisë, Xhevat Meha, duke analizuar prapaskenat e deklaratës së nënkryetarit të Organizatës së Veteranëve të luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj, i cili ka thënë se do të bëjmë çmos për ta zhbërë Gjykatën Speciale, konsideron se prapa kësaj deklarate fshihet plani i disa segmenteve të caktuara të opozitës së tanishme pas zgjedhjeve të 6 tetorit, të cilat po bëjnë plane për ta sfiduar dhe destabilizuar punën që do të fillojë koalicioni i ri qeverisës, e duke lënë PAN-in në opozitë.

Image
Xhevat Meha

“Kur themi opozita e tanishme është fjala për opozitën sipas votimeve të 6 tetorit. Nuk mund të them se opozita e tanishme do të insistoj në zhbërjen e Dhomave të Specializuara, por segmente brenda kësaj opozite gjithsesi pres që të bëjnë të gjitha veprimet e mundshme për këtë zhbërja. Se a do të arrijnë këto segmente të tërheqin në këtë gjithë opozitën do të shohim”, tha Xhevat Meha për “Kosova Sot Online”.

Sipas analistit të sigurisë, Meha, roli kryesor këtu do të jetë i PDK-së, varësisht se kush do ta merr timonin për të qenë në krye të opozitarizimit që do ta bëjë ky subjekt politik, dhe iniciativat që do të mbështeten nga ana e PDK-së në parlament.

“Por se situata mundë të ndërlikohet dhe acarohet nëse në këto zhvillime arrijnë të infiltrohen edhe strukturat e shërbimeve të fshehta serbe që veprojnë në Kosovë. Kyçe në këtë rast është PDK sepse është partia më e madhe opozitare. Është shumë me rëndësi se kush do të komandoj me këtë parti. Nëse në këtë parti komandojnë këto segmente do të kemi probleme të mëdha e gjithë Kosova. Po që se ndodh diçka e tillë mund të kemi përplasje të mëdha shoqërore dhe kjo sigurisht është zbatim i programeve të Serbisë që Kosova të mbetet në gjendje konfliktualiteti si mekanizëm për të pamundësuar zgjidhjen e problemeve të shumta reale nga të cilat Kosova vuan qe më tepër se një dekadë”, shtoi Meha.

“Kjo arritje e synimeve të strukturave të fshehta serbe që veprojnë lirshëm në Kosove do të krijonte situatën në Kosovë që të pamundësoj qeverinë e re të zbatoj programin qeverisës të paraqitur nga partitë politike fituese. Ky program qeverisës do të filloj të zgjidhë disa nga problemet më të mëdha me të cilat ballafaqohen popullata e Kosovës e në veçanti të rinjtë e Kosovës e që do të ketë si rezultat kthimin e besimit nga të rinjtë në perspektivën e Kosovës dhe kjo do të zvogëlonte presionin për zbrazje të Kosovës”, deklaroi Xhevat Meha për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)