Shifrat alarmante, ndizet alarmi i rëndë për Kosovën

  • 26 November 2019 - 07:50
Shifrat alarmante, ndizet alarmi i rëndë për Kosovën

“Këto jo vetëm se do të ishin shifra alarmante edhe për ndonjë shtet më të madh dhe shumë milionësh ,por edhe janë paralajmërimi më serioz për Kosovën e vogël me vetëm rreth 2 milion banor, e cila fatkeqësisht po zbrazet çdo ditë e më shumë”, tha analisti Qarri për “Kosova Sot Online”.

Sipas të dhënave nga MPB-së dhe Divizionit të Shtetësisë, një numër i madh i qytetarëve të Kosovës po kërkojnë të heqin dorë nga shtetësia e Kosovës, ku vetëm brenda periudhës tre mujore, korrik-shtator të këtij viti, kanë qenë 1 mijë e 726 vendime të marra në Divizionin e Shtetësisë për lirim nga shtetësia në Kosovës.

Sipas analistëve politikë, këto shifra të raportuara janë tepër alarmante, dhe flasin për një zbrazje të heshtur të shtetit të Kosovës. Sipas tyre, kjo gjë po ndodhë për shkak të ngecjes së madhe të zhvillimit në të gjitha fushat e jetës, dhe humbja e shpresës për të pasur perspektivë në shtetin e tyre, po i detyron kosovarë që pasi të kenë siguruar një punë jashtë vendit, përfundimisht të ikin në pa kthim nga vendi i tyre, madje edhe me heqje dorë nga shtetësia, për të marr një shtetësi tjetër.

Analisti politik, Gani Qarri tha për “Kosova Sot Online”, se ky është një trend tepër i rrezikshëm i braktisjes së shtetit nga qytetarët, për shkak të zhgënjimit të madh dhe humbjes së shpresës në pritje për plotë dy dekada.

Qarri thotë se nga dështimi i politikës vendore, ndikim kanë filluar të kenë tani edhe rrymat e rrezikshme të fundamentalizmit ekstrem.

Image
Gani Qarri

“Gjendja e vështirë ekonomike, niveli i ulët i arsimimit, imponimi i atmosferës puro turko-arabe dhe tëhuajsimi i atdheut të shqiptarëve në vend të tyre, nga imamët antikombëtar vahabisto-salafist, ua ka humbur çdo shpresë shqiptarëve për euro-integrim dhe evropianizim të Kosovës, detyron ata të heqin dorë nga shtetësia dhe sjellin buzë humnerës shtetin e Kosovës. Madje nga shkaqet e lartcekura, mërgimi është kthyer në plagën më të rëndë, jo vetëm në Kosovë e Shqipëri por pothuajse në të gjitha trojet ku jetojnë shqiptarët. Udhëheqjet e kriminalizuara dhe të pa afta për të qeverisur e mbajtur shtetin si duhet, bënë që nga shtetësia e Kosovës vetëm brenda periudhës korrik-shtator 2019,të heqin dorë 1mijë e 726 qytetar me vendim të Divizionit të Shtetësisë për lirim nga shtetësia”, tha analisti politik Gani Qarri për “Kosova Sot Online”.

Sipas Qarrit, një trend i tillë kaq i madh i braktisjes së vendit, paraqet rrezik edhe për shtete me popullatë akoma më të madhe numerikisht, kurse për Kosovën kjo është lëvizje e pa përballueshme, e pa kompensueshme që çon drejtë zbrazjes shumë të shpejtë dhe me pasoja të pa riparueshme, vetëm për shkak të politikës kriminale në pushtet.

“Këto jo vetëm se do të ishin shifra alarmante edhe për ndonjë shtet më të madh dhe shumë milionësh,por edhe janë paralajmërimi më serioz për Kosovën e vogël me vetëm rreth 2 milion banor, e cila fatkeqësisht po zbrazet çdo ditë e më shumë. Prej krejt asaj që dëgjon nga të ikurit dhe azilkërkuesit shqiptar në vendet evropiane, është gjendja e vështirë ekonomike, niveli i ulët arsimor, imponimi i atmosferës puro turko-arabe dhe tëhuajsimi i atdheut të shqiptarëve, nga imamët vahabisto-salafist në vend të tyre, ka bërë që shqiptarët ta humbin çdo shpresë për euro-integrim dhe evropianizim të Kosovës, detyron ata të heqin dorë nga shtetësia e vet dhe sjellin buzë humnerës shtetin e Kosovës”, përfundoi analisti Qarri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)