Ja kush e thotë: Shteti dorëzohet përballë Devollëve, ja kontrata kriminale...

  • 26 November 2019 - 07:58
Ja kush e thotë: Shteti dorëzohet përballë Devollëve, ja kontrata kriminale...

“Kontrata e PTK-së me “Z-Mobile” është pasqyra më reale e nepotizmit dhe shembulli shkollor i korrupsionit dhe krimit të organizuar, që për nga përmasat e dëmit të shkaktuar dhe numrit të individëve të përfshirë është ndër më të mëdhenjtë në gjithë kohën e pasluftës në Kosovë. Edhe përkundër kësaj situate deri më sot nuk e kemi asnjë hetim, asnjë aktakuzë dhe asnjë aktgjykim me të cilin do të përfundonin në burg pushtetarët, mafio oligarkët ai dhe ish-menaxherët e PTK-së. Ndodhi pikërisht kështu për shkak të lidhjes zinxhirore në krim të organizuar të dy niveleve të pushtetit (qendror dhe lokal) me sistemin e drejtësisë, përfshirë edhe Policinë e Kosovës”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Analistët politikë vazhdojnë të mos e lënë në harresë zhvatjen historike, e cila iu bë Telekomit të Kosovës për një dekadë të plotë me anë të kontratës kriminale me Devollët përmes Z-Mobile, prandaj ia kujtojnë prokurorisë së shtetit që të mos e lërë në pluhur një dosje të tillë të mega krimit të organizuar, por t’i ndjek të gjithë përgjegjësit një nga një, dhe ta marrin ndëshkimin e merituar.

Analisti politik, Florim Zeqa tha për “Kosova Sot Online” se dhënia e epilogut të drejtë, do të ishte zbardhje e fytyrës së drejtësisë kosovare, ngase për vite të tëra është dëshmuar e dështuar dhe e ndikuar nga krimi dhe korrupsioni.

Image
Flirim Zeqa

“Kontrata e PTK-së me “Z-Mobile” është pasqyra më reale e nepotizmit dhe shembulli shkollor i korrupsionit dhe krimit të organizuar, që për nga përmasat e dëmit të shkaktuar dhe numrit të individëve të përfshirë është ndër më të mëdhenjtë në gjithë kohën e pasluftës në Kosovë. Edhe përkundër kësaj situate deri më sot nuk e kemi asnjë hetim, asnjë aktakuzë dhe asnjë aktgjykim me të cilin do të përfundonin në burg pushtetarët, mafio oligarkët ai dhe ish-menaxherët e PTK-së. Ndodhi pikërisht kështu për shkak të lidhjes zinxhirore në krim të organizuar të dy niveleve të pushtetit (qendror dhe lokal) me sistemin e drejtësisë, përfshirë edhe Policinë e Kosovës. Në fakt, kjo është edhe arsyeja pse kjo skemë e fuqishme kriminale po vazhdon të heshtet nga prokuroria e shtetit”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Nëse prokuroria e shtetit e lë tërësisht në harresë një temë të tillë, sipas analistit Zeqa kjo do të nënkuptonte edhe dorëzimin final të drejtësisë para krimit të organizuar, dhe një nënshtrim i tillë nuk do të duhet t’i ndodhte drejtësisë kosovare.

“Në rrethana normale, kësaj situate do t'i thonim dorëzim i shtetit përballë krimit të organizuar, mirëpo në situatën kur shteti i tëri është i kapur nga krimi i organizuar dhe i mbërthyer në korrupsion të nivelit të lartë, kemi të bëjmë me uzurpimin e të gjitha institucioneve të shtetit nga mafia politike, mafio-oligarkët ekonomik dhe strukturat e organizuara të krimit dhe korrupsionit nga nivelet e ulëta e deri në nivelet më të larta të shtetit. Çlirimi i shtetit nga strukturat e sipër përmendura dhe uzurpatorët në përgjithësi mbetet sfida më e madhe e qeverisë në ardhje dhe sprova më e vështirë e ministrit në ardhje të drejtësisë, për shkak se ballafaqimi me strukturat e organizuara kriminale do të jetë i mundimshëm dhe afatgjatë”, deklaroi Zeqa për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)