Tërmeti shkakton dëme edhe në Komoran

  • 26 November 2019 - 08:26
Tërmeti shkakton dëme edhe në Komoran

Dy tërmete janë shënuar deri më tani në Kosovë.

Nga ky tërmet raportohet edhe për dëme materiale që janë shkaktuar. Një lexues nga Komorani ka dërguar një fotografi  medias  ku mund të shihen shkallët që janë dëmtuar nga tërmeti i sotëm.

Qendra botërore për mbikëqyrjen e tërmeteve ka njoftuar se epiqendra e tërmetit ishte në detin Adriatik, 10 kilometra afër Durrësit dhe ka një magnitudë prej 6.3 ballësh.

Ndërsa deri më tani janë shënuar 5 viktima nga ky tërmet në Shqipëri.

(Kosova Sot Online)