Veseli: Kosova do të japë çdo mbështetje për Shqipërinë për ta kaluar bashkë dhembjen

  • 26 November 2019 - 10:16
Veseli: Kosova do të japë çdo mbështetje për Shqipërinë për ta kaluar bashkë dhembjen

Lideri i PDK-së Kadri Veseli është shprehur i pikëlluar për jetët e humbura nga pasojat e tërmetit që goditi Shqipërinë.

Ai u ka shprehur ngushëllime familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre, ndërsa ka theksuar se Kosova do të japë çdo mbështetje të nevojshme për Shqipërinë, për ta kaluar bashkë këtë dhembje.

“Tejet i pikëlluar me jetët e humbura nga pasojat e tërmetit që goditi Shqipërinë. Mendjet dhe zemrat tona janë me familjet që kanë humbur më të dashurit dhe të gjithë qytetarët e Shqipërisë që po kalojnë këto momente të vështira. Kosova do të japë çdo mbështetje për Shqipërinë për ta kaluar bashkë këtë dhembje”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.

(Kosova Sot Online)