Presidenti Thaçi i dërgon telegram ngushëllimi Metës: Jemi gati për t’iu mbështetur

  • 26 November 2019 - 10:43
Presidenti Thaçi i dërgon telegram ngushëllimi Metës: Jemi gati për t’iu mbështetur

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i ka dërguar sot një telegram ngushëllimi presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, për viktimat e tërmetit që ka goditur Shqipërinë.

Në këtë telegram ngushëllimi, presidenti Thaçi ka thënë se populli i Kosovës bashkëndjen me vëllezërit dhe motrat matanë kufirit.

“Në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, juve, vëllezërve dhe motrave shqiptare, si dhe familjarëve të viktimave të këtij tërmeti, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe shpreh gatishmërinë më të lartë për mbështetje dhe solidaritet”, ka thënë presidenti Thaçi.

Po ashtu, presidenti Thaçi e ka njoftuar presidentin Meta edhe për dërgimin e njësiteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në përkrahje të popullsisë së zonave të dëmtuara nga tërmeti.

(Kosova Sot Online)