Vuçiq dërgon skuadër speciale drejt Durrësit

  • 26 November 2019 - 10:59
Vuçiq dërgon skuadër speciale drejt Durrësit

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka nisur një skuadër speciale për emergjenca drejt Shqipërisë për t’iu dalë në ndihmë banorëve atje pas tërmetit të fuqishëm prej 6.4 shkallësh.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar vetë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një njoftim në twitter, duke treguar për telefonatën që kishte marrë nga presidenti i Serbisë, Vuçiq.

Përveç Serbisë, skuadra speciale drejt Durrësit ka nisur edhe Mali i Zi.

“Kryeministri i Malit të Zi, Markoviç, njoftoi se një skuadër speciale mbështetje për të dëmtuarit po niset drejt Shqipërisë dhe po njësoj, një tjetër skuadër mbështetëse nga Serbia e specializuar në raste emergjencash, po niset drejt vendit tonë, më komunikoi Presidenti Vuçiç”, ka shkruar Rama.

Ndërkohë Vuçiq ka shprehur ngushëllime për viktimat , duke thënë se ndjehet i trishtuar nga pamjet e qytetit të Durrësiit.

 

(Kosova Sot Online)