Bashkimi Europian reagon për tërmetin: Gati të ofrojmë asistencë

  • 26 November 2019 - 11:10
Bashkimi Europian reagon për tërmetin: Gati të ofrojmë asistencë

Ka ardhur reagimi zyrtar i Bashkimit Europian, përmes Përfaqësueses së Lartë Federica Mogherini, e cila deklaron angazhimin e menjëhershëm të BE-së për të ofruar asistencë pas lëkundjeve vdekjeprurëse në Shqipëri.

“Menjëherë pas tërmetit shkatërrues që ka goditur Shqipërinë këtë mëngjes, duke shkaktuar humbjen e disa personave dhe dëmtimin e shumë të tjerëve, ne shprehim ngushëllimet tona popullit dhe autoriteteve të vendit. 

“Bashkimi Europian është solidar me Shqipërinë dhe është i gatshëm të ofrojë asistencë, edhe me Mekanizmin e Mbrojtjes Civile Europiane. Qendra e Koordinimit të Emergjencave është në kontakt të vazhdueshëm me Emergjencat Civile shqiptare. Jemi në kontakt me qeverinë shqiptare për të përcaktuar mënyrat më të mira për të vepruar”, thuhet në deklaratën e BE-së.

(Kosova Sot Online)