Vetëvendosje nis grumbullimin e ndihmave në tre qytete për të ndihmuar Shqipërinë

  • 26 November 2019 - 11:27
Vetëvendosje nis grumbullimin e ndihmave në tre qytete për të ndihmuar Shqipërinë

Lëvizja Vetëvendosje pas tërmeteve në Shqipëri kanë njoftuar se do të mobilizohen për të ju vënë në ndihmë të gjitha familjeve me ushqim, rroba e barna.

Në një komunikatë dërguar për media, nga VV kanë bërë të ditur se janë të tronditur nga tërmetet e mbrëmshme, derisa kanë shprehur ngushëllime për familjet e viktimave dhe të të lënduarve.

Nga partia e Albin Kurtit, kanë bërë të ditur se do të organizohen në tri pika grumbullimi në zyrat në Prishtinë, Prizren dhe Gjakovë, për të mbledhur ushqim,  rroba për çfarë moshe, batanije e shtroje, si dhe barna.

Të njëjtat, pas grumbullimit do të transportohen në Shqipëri në koordinimet me Emergjencat Civile.

(Kosova Sot Online)