Burri nxirret nga rrënojat… brenda banesës së shkatërruar lë gruan dhe fëmijët

  • 26 November 2019 - 11:36
Burri nxirret nga rrënojat… brenda banesës së shkatërruar lë gruan dhe fëmijët

Një tjetër person është nxjerrë nga rrënojat e njërës prej godinave të shembura në Thumanë të Durrësit, atje ku tërmeti prej 6.4 i shkallës rihter është ndjerë dhe më fuqishëm.

Autoritetet kanë mundur të nxjerrin nga rrënojat një burrë i cili fatmirësisht është në gjendje të mirë shëndetësore. Burri është baba i dy fëmijëve të cilët ndodhen ende nën rrënoja. Ende nuk dihet fati i bashkëshortes së kryefamiljarit.

Ende nuk ka të dhëna zyrtare por deri më tani raportohet për 8 deri në 11 viktima që kanë humbur jetën për shkak të tërmetit. Situata më e rëndë dhe tragjike paraqitet në Durrës, atje ku tërmeti ka shkatërruar dhe hedhur në tokë dhjetëra godina e banesa.

Deri më tani sipas Ministrisë së Mbrojtjes janë nxjerrë nga rrënoja 20 persona.

(Kosova Sot Online)