Gruaja nxirret e gjallë nga rrënojat, burri gjendet i vdekur pranë saj

  • 26 November 2019 - 11:56
Gruaja nxirret e gjallë nga rrënojat, burri gjendet i vdekur pranë saj

Ekipet e emergjencës kanë mundur të shpëtojnë një grua rreth 70 vjeç tek hotel “Palma” në Durrës.

Për fat të keq, një burrë është nxjerrë i pajetë nga rrënojat. Këto janë edhe fotot e hotelit të rrënuar ku forcat e kërkim-shpëtimit shpëtuan gruan dhe gjetën trupin e pajetë të një burri.

Sipas informacioneve nga vendngjarja bëhet me dije se po kërkohet për të gjetur një 28-vjecar, pronarin e hotelit.

(Kosova Sot Online)