3 persona nxirren të vdekur! Banorët në lot kur shohin fëmijën e pajetë

  • 26 November 2019 - 12:21
3 persona nxirren të vdekur! Banorët në lot kur shohin fëmijën e pajetë

Sapo janë nxjerrë nga rrënojat e një godine të shkatërruar në Thumanë tre persona të pajetë, mes tyre një fëmijë i mitur.

Autoritetet kanë nxjerrë trupat e një fëmije dhe dy personave të tjerë. Nga informacionet e deritanishme mësohet se një prej viktimave ishte familjar i fëmijës së mitur, i cili u nxorr nga mjekët i mbuluar me batanije. Më tutje autoritetet nxorrë një tjetër trup të pajetë, teksa të gjithë banorët u përlotën kur panë trupat që qëndronin prej orësh nën gërmadha. Me vdekjen e 3 personave të tjerë, numri i të humburve prej tërmetit shkon në 13.

(Kosova Sot Online)