Nxirret i gjallë 17 vjeçari shqiptar, lë në gërmadha 6 anëtarë të tjerë të familjes

  • 26 November 2019 - 12:31
Nxirret i gjallë 17 vjeçari shqiptar, lë në gërmadha 6 anëtarë të tjerë të familjes

Autoritetet kanë mundur të nxjerrin të gjallë të riun 17 vjeçar i cili mbeti i bllokuar nën rrënojat e vilës ku jetonte së bashku me 6 familjarët e tij.

Vila në zonën e Kënetës në Durrës ishte shkatërruar thuajse plotësisht nga tërmeti 6.4 i shkallës Rihter dhe vetëm disa orë më parë për shkak të dëmeve ra plotësisht përdhe duke lënë të bllokuar tashmë familjarët.

Po vijojnë përpjekjet për të nxjerrë nga gërmadhat 6 personat e mbetur në banesë.

(Kosova Sot Online)