Kosovarët që dëshirojnë të dhurojë rroba, batanije, çfarëdo lloj ndihme për Shqipërinë, mund t’i dërgojnë ato në këtë organizatë

  • 26 November 2019 - 12:49
Kosovarët që dëshirojnë të dhurojë rroba, batanije, çfarëdo lloj ndihme për Shqipërinë, mund t’i dërgojnë ato në këtë organizatë

Një termet i cili u përcoll me 17 lëkundje të njëpasnjëshme, magnituda e të cilit arriti 6.4 shkallë ka goditur Shqipërinë në orët e para të mëngjesit të së martës. Deri më tani nga ky tërmet i rëndë janë shënuar 13 viktima dhe rreth 600 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore

Ndihmë për Shqipërinë ka ofruar edhe Kosova. Ushtria dhe Policia e Kosovës janë nisur mëngjesin e sotëm për në Shqipëri për të ofruar ndihmë.

Ndërkaq një organizatë nga Kosova ka filluar mbledhjen e ndihmave të cilat duhan t’i ofrojnë qytetarët e Kosovës, për t’u dalë në ndihmë atyre të Shqipërisë.

Përmes një postimi në Facebook, Forumi për Iniciativa Qytetare ka bërë të ditur ndihmat mund të dërgohen deri në orën 16:00.

“Të gjithë të interesuarit për të sjellë ndihmat (veshmbathje për fëmijë dhe të rritur, batanije) ftohen t’i sjellin ato në zyret tona në Pejton, Rruga Pashko Vasa, nr 12/1 (ndërtesa e SIGAL-it, hyrja përballë Hotel Royal, dera e parë djathtas)”, thuhet në njoftimin e Forumi për Iniciativa Qytetare.

(Kosova Sot Online)