Tragjedia në Shqipëri përmes fotove

  • 26 November 2019 - 12:52
Tragjedia në Shqipëri përmes fotove

Tërmetet e njëpasnjëshme që kanë goditur Shqipërinë kanë shkaktuar dëme materiale si dhe viktima.

Deri në mesditë, numri i atyre që kanë humbur jetën ka shkuar në 13.

Ekipet e shpëtimit kanë shpëtuar deri tani 28 persona, duke i nxjerrë nga rrënojat e godinave të dëmtuara nga tërmeti që goditi mëngjesin e sotëm vendin.

Sipas të dhënave paraprake nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, raportohet se tërmeti ishte me magnitudë 6.3 ballë.

Epiqendra e tërmetit ishte 10 kilometra nga Durrësi dhe 31 kilometra nga Tirana. 

(Kosova Sot Online)