MPJ ofron numrin emergjent për kosovarët që mund të kenë pësuar nga tërmeti

  • 26 November 2019 - 13:07
MPJ ofron numrin emergjent për kosovarët që mund të kenë pësuar nga tërmeti

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës është duke përcjellë me shumë shqetësim lajmet që po vijnë nga Shqipëria, pas tërmetit të rëndë i cili goditi të martën në mëngjes Durrësin dhe rrethinën e tij.

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, është në kontakt të vazhdueshëm me homologun e tij, Gent Cakaj, dhe autoritetet tjera shqiptare. 

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës u shpreh ngushëllime familjeve të viktimave që la pas termeti i sotëm, dhe njëherësh uron që të gjithë të lënduarit të shërohen sa më shpejtë.

Institucionet e Republikës së Kosovës tashmë i janë përgjigjur nevojës për të ndihmuar autoritetet shqiptare, ndërsa shtetasit kosovarë që ndodhen në Shqipëri dhe mund të kenë pësuar nga termeti, sugjerohen të kërkojnë ndihmë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Tiranë. (Numri emergjent: +355 68 241 5291)

(Kosova Sot Online)