Pas Shqipërisë, një tërmet i fuqishëm e goditi Bosnjën, është ndjerë edhe në Shkup

  • 26 November 2019 - 13:17
Pas Shqipërisë, një tërmet i fuqishëm e goditi Bosnjën, është ndjerë edhe në Shkup

Pas Shqipërisë, një tërmet i fuqishëm sot ka goditur edhe Bosnje e Hercegovinën i cili është ndjerë edhe në Shkup.

Sipas të dhënave të Qendrës Sizmologjike Euromediterane (EMSC), tërmeti ishte me fuqi 5.4 të shkallës së Rihterit, dhe në Shkup dhe rrethinë është ndjerë në orën 10 e 19 minuta, me intensitet prej III ballë sipas Shkallës makroseizmike evropiane.

Observatori sizmologjik pranë Fakultetit Matematiko-Natyror, konfirmoi se epiqendra e tërmetit ka qenë 300 kilometra në veriperëndim të Shkupit, në BeH fqinje me magnitudë prej 5,4 ballë.

(Kosova Sot Online)