Dyshohet se është burimi kryesor i tërmeteve: Fenomeni i çuditshëm që ndodh në ‘Kanalin e Kuçedrës’

  • 26 November 2019 - 13:46
Dyshohet se është burimi kryesor i tërmeteve: Fenomeni i çuditshëm që ndodh në ‘Kanalin e Kuçedrës’

Një nga zonat më sizmike në Durrës është edhe ajo që njihet si “kanali i kuçedrës”, që ndodhet në Gjirin e Lalëzit. Sipas një legjende urbane thuhet se aty kanë rënë mbi 500 tërmete brenda 3 ditëve.

Legjenda thotë, se një ditë me shi kuçedra doli nga deti për t’i shpëtuar rrufeve dhe më pas tre dragonj e ndaluan që të mos bënte dëme më tej.

Ky kanal shkarkon ujrat e kënetës në det dhe sipas gojëdhënave, ekziston prej 3 shekujsh. Uji që del prej aty është me flluska ajri, që do të thotë, se ka shkarkim të energjisë së nëndheshme. Zona është e pasur me gaz jo helmues, i cili çlirohej here pas here. 

Kanali është mbushur me mijra metër kub beton, duke u bllokuar totalisht dhe energjia nëntokësore nuk ka ku të shkarkohet.

Kjo mendohet të jetë edhe një nga arsyet, se përse kjo zonë është shumë e prekur nga tërmetet, pasi gazrat duhet të dalin diku.

Kanali i Kuçedrës ndodhet në mes të Gjirit të Lalëzit në distancë të barabartë nga Kepi i Rodonit dhe Bishti i Pallës. 

(Kosova Sot Online)