Kryeministri Haradinaj: S’ka konfirmim që dikush nga Kosova ka vdekur si pasojë e tërmetit në Shqipëri

  • 26 November 2019 - 13:50
Kryeministri Haradinaj: S’ka konfirmim që dikush nga Kosova ka vdekur si pasojë e tërmetit në Shqipëri

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se si institucion nuk kanë konfirmim se ndonjë qytetar nga Kosova ka ndërruar jetë në Shqipëri pas goditjes nga tërmeti.

“Ende nuk ka identifikim të personave nga Kosova që kanë ndërruar jetë. Jemi në komunikim me institucionet e Shqipërisë. Duhet prit verifikim. Po presim nuk kemi të konfirmuar. Ambasada e Kosovës në Tiranë është në terren bashkë me institucionin e policisë. Rrugës për në Shqipëri është edhe Drejtori i Policisë, Rashit Qalaj”, ka deklaruar Haradinaj.

Ndryshe, sot Qeveria në detyrë ka ndarë 500 mijë euro si ndihmë për Shqipërinë, pas tërmeteve që lanë disa persona të vdekur e të lënduar.

Aty tashmë gjenden edhe epiket e FSK-së dhe Policisë së Kosovës.

(Kosova Sot Online)