Më shumë se gjysma e të rinjve duan të largohen nga Rusia

  • 26 November 2019 - 14:23
Më shumë se gjysma e të rinjve duan të largohen nga Rusia

Sipas një ankete të re nga një organizatë e pavarur, shumica e rinisë ruse dëshiron të imigrojë. Kjo është shifra më e lartë në dekadën e fundit.

Në anketën e organizuar nga organizata “Levada Center”, të publikuar të martën, më shumë se gjysma e të rinjve të moshës 18 deri 24-vjeçare dëshirojnë të largohen nga Rusia, ndërsa 21 për qind e pjesëmarrësve nga të gjitha grup-moshat e duan të njëjtën gjë.

Bazuar në këtë anketë, pas rinisë, grupi tjetër që është më së shumti i interesuar për t’u larguarg nga vendi është grup-mosha nga 25 deri 39-vjeçare.

Rritja e ngadalshme ekonomike, e cila e ka detyruar presidentin Putin të kërkojë rrugë të reja për zhvillimin e ekonomisë, dhe protestat e vazhdueshme gjatë verës janë dy ndër sfidat më të mëdha më të cilat është përballur kreu i Kremlinit gjatë dy dekadave në pushtet.

Pjesëmarrësit në këtë anketë thanë se dy arsyet kryesore pse ata duan të imigrojnë janë brenga për të ardhmen e fëmijëve dhe gjendja e tanishme ekonomike.

Rezultatet e kësaj ankete shënuan rritje të madhe të dëshirës së rinisë për t’u larguar nga Rusia në krahasim me vitin 2014, kur vetëm 20 për qind e të rinjve dëshironin të imigronin jashtë vendit, shkruan “Free Europe”.

(Kosova Sot Online)