LVV ngrit ekip mobil në Prizren për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

  • 26 November 2019 - 14:31
LVV ngrit ekip mobil në Prizren për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka ngritur një ekip mobil për mbledhjen e ndihmave për të gjithë qytetarët e Komunës së Prizrenit, të cilët nuk kanë mundësi t’i dorëzojnë personalisht ndihmat në zyrat e Qendrës së LV në Prizren.

Kjo qendër ka vënë në dispozicion edhe numrin telefonik 045/816-783. Të gjithë qytetarët e Komunës së Prizrenit, të cilët duan të ndihmojnë me veshje, apo edhe me gjëra të tjera për familjet e goditura nga tërmeti i sotëm dhe nuk mund të shkojnë personalisht në zyrat e Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje! në Prizren, për t’i dorëzuar ndihmat, njoftohen se është krijuar një ekip lëvizës.

Krejt çfarë duhet të bëni është të telefononi në numrin kontaktues të ekipit mobil 045/816-783 dhe për pak kohë ekipi do të jetë te ju.

(Kosova Sot Online)