Muharrem Nitaj ofron stresim për një familje nga Shqipëria

  • 26 November 2019 - 15:14
Muharrem Nitaj ofron stresim për një familje nga Shqipëria

Ish-deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj ka njoftuar pas tragjedisë në Shqipëri se ka lëshuar banesën e tij në Prishtinë për strehim.

Nitaj ka thënë në Facebook se nëse një familje ka mbetur pa shtëpi dhe nuk ka zgjidhje tjetër, e ofron për strehim apartmentin e tij në Prishtinë.

“Durrsakët e kishin strehuar familjen time gjatë luftës. Jemi një”, ka shkruar Nitaj.

(Kosova Sot Online)