Vazhdojnë protestat në Kolumbi

  • 26 November 2019 - 15:56
Vazhdojnë protestat në Kolumbi

Protestat masive kundër qeverisë në Kolumbi po vazhdojnë. Mijëra persona dolën në rrugë ditët e fundit, duke ngjallur frikë për shpërthim të dhunës shkaku i përdorimit të forcës nga forcat qeveritare.

Protestat që filluan më 21 nëntor në Bogota kanë qenë kryesisht paqësore, por qeveria e presidentit Ivan Duque ka reaguar ashpër ndaj pakënaqësive të qytetarëve.

Forcat e sigurisë kanë përdorur gaz lotsjellës dhe metoda të tjera shtypëse për t’i penguar protestat, të cilat e kanë paralizuar qytetin qe një javë.

Së paku një person ka vdekur, ndonëse në disa raportime të tjera thuhet se numri i viktimave është më i madh.

Protestuesit thonë se kanë shpresë për ndryshim pasi një gjë të tillë e kanë parë në Kili. Ata thanë se do të vazhdojnë të protestojnë, pavarësisht shtypjes së policisë.

Rreth 250 mijë protestues dolën në rrugë kundër qeverisë javën e kaluar për t’i kundërshtuar politikat konservatore të presidentit Duque.

Vendet e Amerikës Latine janë përfshirë nga protestat masive muajve të fundit. Përpos Kolumbisë, protesta të mëdha kanë shpërthyer këtë vit edhe në Kili dhe Bolivi, shkruan “Fox News".

(Kosova Sot Online)