QKUK në gatishmëri që të ofrojë ndihmë me ekipet mjekësore në Shqipëri

  • 26 November 2019 - 15:57
QKUK në gatishmëri që të ofrojë ndihmë me ekipet mjekësore në Shqipëri

Drejtori i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Basri Sejdiu ka njoftuar se janë në gatishmëri të plotë për të ofruar ndihmë për të prekurit pas tërmeteve që kanë goditur sot në orët e para të mëngjesit Shqipërinë.

Sejdiu ka shkruar se ka kontaktuar drejtorin e Qendrës Spitalore Universitare të Tiranës dhe drejtoreshën e Spitalit të Durrësit për t’iu shprehur gatishmërinë për ndihmë.

Sejdiu ka thënë po ashtu se gjatë bisedës ata i kanë konfirmuar se për momentin nuk kanë nevojë për ndihmë nga ekipet mjekësore dhe se do të mbesin në kontakt.

(Kosova Sot Online)