Përplasen dy helikopterë, 13 persona të vdekur

  • 26 November 2019 - 16:57
Përplasen dy helikopterë, 13 persona të vdekur

Dy helikopterë ushtarakë u përplasën mbrëmjen e së hënës(24 nëntor) në Mali e si pasojë kanë mbetur të vrarë 13 persona të trupave franceze.

Një operacion shpëtimi është ndërmarrë nga Franca kundrejt një grupi militantësh në Mali.

Helikopterët u dërguan si përforcime ku më pas u përplasën në një lartësi të ulët.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron shprehu ngushëllime familjarëve dhe të afërmve të viktimave. 

Që prej vitit 2013 në Mali janë vrarë më shumë se 35 ushtarë francezë.

Kjo si pasojë e luftës midis shtetit të Malit dhe xhihadistëve. Franca ka dërguar mbi 4500 trupa ushtarakë që prej fillimit të konflikteve.

Autoritetet po hetojnë për të zbardhur dhe rrethanat e arsyet e përplasjes së tyre.

(Kosova Sot Online)