Si pasojë e tërmetit, deri më tani të konfirmuar janë 24 të vdekur

  • 26 November 2019 - 23:25
Si pasojë e tërmetit, deri më tani të konfirmuar janë 24 të vdekur

Mediat në Shqipëri po vazhdojnë të japin të dhëna për gjendjen atje pas tërmeteve të fuqishme që lanë shumë viktima. 

Ndonëse më parë "OraNews" raportoi për 26 të vdekur, tani më e ka korrigjuar këtë shifër duke e ulur në 24. 

Po mbahej në jetë me serum në gërmadha, vdes 30 vjeçari në Thumanë.

Një tjetër trup i pajetë është nxjerrë nga Thumana. I riu rreth të 30-ave, që po mbahej me serum gjallë, kishte të gjithë betonin mbi kokë. Fatkeqësisht ai ka vdekur, raporton “Oranews”.

Ndërkohë janë lokalizuar dhe dy persona të tjerë nën gërmadhat e objektit 5 katësh në Durrës, edhe ata të pajetë.

Në vendngjarje po punojnë ekspertët grekë, të cilët po drejtojnë punën me mbështetje edhe nga forcat shqiptare.

(Kosova Sot Online)