“Zbrazja e heshtur”, vjen alarmi i rëndë për Kosovën

  • 27 November 2019 - 07:35
“Zbrazja e heshtur”, vjen alarmi i rëndë për Kosovën

“Që nga viti 2008 kanë ikur 200.000 qytetar të Kosovës, qytetarët e Kosovës disa qindra prej tyre janë kushtëzuar nga disa vende evropiane të heqin dorë nga dy shtetësia kjo ka bërë që rreth 46 mijë diku veç vitin e kaluar kanë hequr dorë nga shtetësia”, tha Burjani për “Kosova Sot Online”.

Profesori i njohur universitar i së drejtës, Blerim Burjani, ka reaguar pas të dhënave të fundit të publikuara në medie, sipas të cilave del se një numër i madh i qytetarëve të Kosovës po vazhdojnë të heqin dorë nga shtetësia kosovare, dhe të mësyjnë rrugët e shteteve të tjera të Evropës.

Sipas të dhënave, vetëm brenda periudhës tre mujore, korrik-shtator 1 mijë e 726 vendime u morën në Divizionin e Shtetësisë për lirim nga shtetësia në Kosovë.

E lidhur më këtë, Burjani thotë se vërtetë këto janë shifra alarmante dhe një paralajmërim serioz për Kosovën, një zbrazje e heshtur që ka filluar që nga viti 2008, kur shtete të ndryshme evropiane e kanë filluar kushtëzimin e tyre për punë për kosovarët dhe qytetarët tjerë të vendeve të Ballkanit, me marrjen e shtetësisë së tyre dhe heqjen dorë nga shteti amë.

Profesor Burjani paralajmëron rrezik jo vetëm për zbrazjen e shtetit, por më keq se kjo është ikja e inteligjencës jashtë vendit.

Image
Blerim Burjani

“Sepse vendet e zhvilluara tani më po i joshin kuadrot e reja që po përgatiten në vendet e Ballkanit, edhe në Kosovë, ku perspektivë për jetë dhe punë është larg çdo pritje dhe shpresë. Që nga viti 2008 kanë ikur 200.000 qytetar të Kosovës, qytetarët e Kosovës disa qindra prej tyre janë kushtëzuar nga disa vende evropiane të heqin dorë nga dy shtetësia kjo ka bërë që rreth 46 mijë diku veç vitin e kaluar kanë hequr dorë nga shtetësia”, tha Burjani për “Kosova Sot Online”.

Jo vetëm Kosova, por me këtë trend sipas Burjanit, po ballafaqohen edhe shtetet tjera në rajon, ndonëse Kosova rrezikohet më së shumti nga një lëvizje e tillë për shkak të mungesës së lirisë së lëvizjes pa viza, prandaj shpëtimi i vetëm është integrimi i shpejtë i rajonit në BE.

“Heqja dorë prej shtetësie po ndodhe edhe në shtetit Kroat, Serbi, Maqedoni dhe Shqipëri, prandaj Ballkani perëndimor duhet sa më par të integrohet në BE për të ndal shkapërderdhjen e qytetarëve të Ballkanit. Nga mungesa e perspektivës ekonomike, mos zhvillimi i qartë edhe i politikave sociale po ndodhë ikja e njerëzve, andaj duhet bërë më shumë për qytetarët e Kosovës që të mos braktisin shtetin fizikisht e as juridikisht. Pra duhet angazhim më i madh”, tha Blerim Burjani për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)