Pamje të rënda me dron: Qyteti i Durrësit në gjendje të mjerueshme pas tërmetit të fuqishëm

  • 27 November 2019 - 09:32
Pamje të rënda me dron: Qyteti i Durrësit në gjendje të mjerueshme pas tërmetit të fuqishëm

Fatkeqësisht numri i viktimave nga tërmet me magnitudë 6.4 shkallë që goditi dje Shqipërinë, veç se po rritet. Numri i të vdekurve ka arritur sot në 27, ndërsa dëmet që ka lënë në Durrës janë shumë të mëdha.

Mediumi shqiptar ka zbuluar disa pamje me dron, ku qyteti i Durrësit shihet në një pamje të mejrueshme.

Plane me dron nga zona e plazhit në Durrës dhe hoteli Vila Mare i shembur, pallatet e dëmtuara në qytet dhe përgatitja e çadrave për njerëzit në ambientet e stadiumit “Niko Dovana”.

Kujtojmë se përveç viktimave, deri tani raportohet për mbi 650 të lënduar të cilët kanë marrë trajtim në ‘Spitalin e Traumës’.

(Kosova Sot Online)