Nëna nga Prishtina denoncon në polici burrin dhe gruan e tij, ankohet se po ja rrahin djalin 9-vjeç

  • 27 November 2019 - 09:39
Nëna nga Prishtina denoncon në polici burrin dhe gruan e tij, ankohet se po ja rrahin djalin 9-vjeç

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24 orësh se një nënë nga Prishtina është ankuar në polici, pasi që e njejta pretendon se djalin e saj po e rrahin njerka dhe ish-burri.

Ankuesja ka thënë në polici, se ndaj djalit 9-vjecar, po ushtrohej dhunë pasi që të dy prindërit e tij ishin ndarë, derisa, djali tani po jeton me babin e tij.

Me këtë rast po merret njësiti relevant i policisë, derisa me urdhër të prokurorit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

“Ankuesja femër K/Shqiptare ka raportuar se ish bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull K/Shqiptar se bashku me gruan e tij, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të saj 9 vjeç i cili pas ndarjes së prindërve jeton me babain e tij – të dyshuarin. Me rast është  marr njësiti relevant i policisë, ndërsa me urdhër të prokurorit lënda e rastit do të hetohet në procedurë të rregullt”, njofton policia.

(Kosova Sot Online)