Gjendet i vdekur një person në Suharekë

  • 27 November 2019 - 10:05
Gjendet i vdekur një person në Suharekë

Dje rreth orës 09:00 të mëngjesit një burrë është gjetur i shtrirë në rrugë në Suharekë,

Njësiti policor bashkë me një ekip mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar se viktima është pa shenja jete, njofton policia.

“Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, rasti vazhdon të hetohet.

“Suharekë 26.11.2019 – 08:55. Është raportuar se viktima mashkull K/Shqiptar është gjetur i shtrirë në rrugë. Njësitë policore  kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ekipi mjekësor  i cili e ka konstatuar se viktima kishte qenë pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës  është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, shkruhet në njoftim të policisë.

(Kosova Sot Online)