Familja Geci ofron strehim për 7 familje të prekura nga tërmeti në Shqipëri

  • 27 November 2019 - 11:04
Familja Geci ofron strehim për 7 familje të prekura nga tërmeti në Shqipëri

Familja Geci nga Llausha e Skenderajt kanë njoftuar se mund të strehojnë 7 familje nga vendet e goditura nga tërmeti në Shqipëri.

Përmes një njoftimi, familja Geci kanë njoftuar kësaj familje do t’i ofrojnë ushqim tre herë në ditë nga mensa e fabrikës, fjetje dhe akomodim për aq kohë sa të kenë nevojë.

“Të dashur qytetarë të Republikës së Shqipërisë, në emër të kompanisë “Vëllezërit Geci” në Skënderaj në kompleksin e Drejtorisë së Fabrikës sonë ne kemi mundësi ti ofrojmë strehim 7 familjeve nga vendet e goditura nga tërmeti në Shqipëri. Ne do të ju ofrojmë ushqim 3 racione në ditë nga mensa e fabrikës, fjetje dhe akomodim për aq sa kohë do të ketë nevojë për ta”, shkruhet në njoftim.

Numër i madh i kosovarëve kanë hapur dyert për familjet nga Shqipëria që kanë mbetur pa strehë pas tërmetit që ndodhi në orët e para të mëngjesit të së martës.

Deri më tani është raportuar së në vend kanë ardhur 500 persona.

(Kosova Sot Online)