Manastirliu: 658 të plagosur nga tërmeti, dy të rinj në gjendje më të rëndë! Do dërgohen jashtë vendit

  • 27 November 2019 - 11:09
Manastirliu: 658 të plagosur nga tërmeti, dy të rinj në gjendje më të rëndë! Do dërgohen jashtë vendit

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka deklaruar se nga tërmeti i një dite më parë kanë mbetur të plagosur 658 të plagosur ndërkohë që aktualisht vijojnë të jenë të shtruar 68 persona. Manastirliu tha se një djalë dhe një vajzë që janë në gjendje më të rëndë shëndetësore do të dërgohen jashtë vendit për një ndihmë më të specializuar mjekësore.

“Tashmë jemi mobilizuar në planin e rimëkëmbjes dhe në kampet që janë ngritur. Tashmë janë duke punuar e gjithë qeveria me partnerët. Qytetarët që janë në çadra do marrin kujdesin shëndetësor dhe psiko-social. 658 të plagosur deri më tani, ndërkohë që 68 persona vijojnë të jenë të shtruar tek Spitali i Traumës në Tiranë. Duhet të vlerësohet në 360 gradë e gjithë situata. Një djalë dhe një vajzë janë në gjendje më të rëndë dhe mund të dërgohen jashtë vendit për një ndihmë më të specializuar mjekësore”, tha Manastirliu.

Gazetarja raporton se dy të rinjë që do dërgohen jashtë vendit janë Marlin Shkodrani 30 vjeç, Xhensila Biqiku 20 vjeç.

(Kosova Sot Online)