Ekipi i MUP’it serb ka arritur në Shqipëri- 72 orët e para janë vendimtare për kërkimin e të mbijetuarve

  • 27 November 2019 - 11:14
Ekipi i MUP’it serb ka arritur në Shqipëri- 72 orët e para janë vendimtare për kërkimin e të mbijetuarve

Një ekip i specializuar për shpëtim i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë ka mbërritur sot në orët e para të mëngjesit në zonat e prekura nga tërmeti në Shqipëri. Lajmin e ka konfirmuar ambasadori serb në Tiranë, Mirojlub Zaric.

“Ata kanë arritur në Thumane në orën 03:30 të mëngjesit, dhe sipas informacioneve që kemi marrë nga drejtuesi i skuadrës ata janë vendosur në afërsi të tendave”, ka thënë Zaric për RTS.

Ndërkohë Vlada Plemic nga Sektori i Emergjencave për RTS ka thënë se kanë mbërritur mirë ndërkohë për skuadrën ka thënë se janë të certifikuar dhe të trajnuar sikur të gjithë ekipet tjera të botës.

Plemic gjithashtu ka treguar se tërmeti që ka prekur Shqipërinë i kujton atë të Shkupit në vitin 1963 dhe të Banja Llukës në vitin 1969.

Gjithashtu ka thënë se 72 orët e para janë vendimtare për kërkimin dhe shpëtimin e personave që gjenden nën rrënoja.

Ndër të tjera Plemic ka thënë se aktivitetet e shpëtimit do të zgjasin së paku 15 ditë pasi që ka shumë pak gjasa të mbijetesës  në kushte të tilla.

 “Jemi në monitorim konstant të situatës dhe gjithashtu jemi në kontakt me Institutin Hidrometeorologjik dhe Institutin Sizmik. Të gjitha ndodhitë po monitorohen, po mbahen statistika dhe po analizohen”, ka thënë Plemic. Deri tani numri i viktimave ka shkuar deri në 28, ndërkohë janë më shumë se 650 të lënduar.

(Kosova Sot Online)