Vazhdon solidarizimi, hoteli kosovar lëshon 60 dhoma për 150 të prekur nga tërmeti

  • 27 November 2019 - 11:24
Vazhdon solidarizimi, hoteli kosovar lëshon 60 dhoma për 150 të prekur nga tërmeti

Solidarizimi i kosovarëve për t’i dalë në ndihmë të prekurve nga tërmeti në Shqipëri po vazhdon. Qindra kosovarë tashmë gjenden në Shqipëri duke i ndihmuar të prekurit, por ka edhe të atillë që kanë lëshuar shtëpitë e hotelet për të ndihmuar.

Njëjtë ka bërë edhe një hotel kosovar. Rreth 150 banorë të Durrësit me rrethinë do të mund të sistemohen në 60 dhomat e hotelit që i la lëshuar pronari i hotelit dhe restauronit ‘Kosova”.

“Hotel & Restaurant “KOSOVA” i siguron 60 dhoma(mëngjes, drek dhe dark) për 150persona. Nëse dikush ka nevoje t’me kontaktoje dhe strehimi behet direkt per sa koh te ken nevoje. Zoti I ndimoft Shqiptaret ë. Nr Tel +38344804442”, thuhet në njoftimin që pronari i hotelit e ka shpërndarë në Facebook.

(Kosova Sot Online)