Gjesti i madh i kosovarit, dhuroi 10 mijë euro dhe ilaçe për të prekurit në Shqipëri

  • 27 November 2019 - 11:33
Gjesti i madh i kosovarit, dhuroi 10 mijë euro dhe ilaçe për të prekurit në Shqipëri

Solidarizimi i kosovarëve për t’i dalë në ndihmë të prekurve nga tërmeti në Shqipëri po vazhdon. Qindra kosovarë tashmë gjenden në Shqipëri duke i ndihmuar të prekurit, por ka edhe të atillë që kanë lëshuar shtëpitë e hotelet për të ndihmuar si dhe kanë dhënë para për ushqim veshmbathje e ilaçe.

Një gjest të tillë për tu vlerësuar e ka bërë edhe Adem Hasani i cili e ka një depo farmaceutike në Prishtinë.

Ai bashkë me familjen i kanë dhuruar 10 mijë euro për të prekurit nga tërmeti i cili doli të jetë vdekjeprurës në Shqipëri.

“Depoja farmaceutike ”Dreni Pharm” me seli në Prishtinë, ka shprehur gatishmërinë që në vlerë prej 10 mijë euro barna ti dhuroj për të prekurit e tërmetit në Shqipëri. Lutemi që kush do që merret me mbledhjen e tyre të na njoftojnë duke na kontaktuar në mesazh”, ka apeluar Hasani.

(Kosova Sot Online)