Prindërit dhe djali humbën jetën nën rrënoja, rrëfimi tragjik: Dy djemtë e çiftit Çupi kishin 3 ditë që kishin ardhur nga...

  • 27 November 2019 - 11:35
Prindërit dhe djali humbën jetën nën rrënoja, rrëfimi tragjik: Dy djemtë e çiftit Çupi kishin 3 ditë që kishin ardhur nga...

“Dy djemtë kishin vetëm 3 ditë që kishin ardhur nga emigrimi, për të vizituar në Thumanë prindërit”. Kështu deklaron e afërmja e familjes Çupi, nga të cilët vetëm një pjesëtarë mbeti i gjallë nga tërmeti shkatërrues në Thumanë.

Në një prononcim për gazetaren e ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ Erjola Jata, e afërmja tha se familja Çupi jetonte në pallatin 6-katësh prej 20 vitesh.

“Nën rrënoja ndodheshin 3 anëtarë të një familje. Vetëm njëri nga djemtë e Hajredinit shpëtoi, tjetri vdiq. Prej 20 vitesh jetonin në këtë pallat. E gjithë familja ka qenë në banesë jetonin në katin e tretë. Në tërmetin e datës 21 shtator kanë pasur dëmtime të vogla. Plasaritje të vogla kanë pasur. S’kanë pasur anën financiare të lëviznin nga ky pallat. Hajredini ka qenë pensionist, ndërsa gruaja e papunë. Djemtë kishin 3 ditë që kishin ardhur në Thumanë, njëri ishte emigrant në Greqi, dhe tjetri në Angli”, tha afërmja e kësaj familje fatkeqe.

(Kosova Sot Online)