29 viktima të konfirmuara, ende njerëz nën rrënoja (Emrat)

  • 27 November 2019 - 12:07
29 viktima të konfirmuara, ende njerëz nën rrënoja (Emrat)

29 persona raportohet se kanë humbur jetën nga tërmetet e fuqishme që goditën vendin duke shkaktuar shembjen e disa ndërtesave në Durrës dhe Thumanë.

Fatkeqësisht kjo shifër pritet të rritet akoma edhe më tej, pasi ka ende njerëz nën rrënoja. 6 persona të konfirmuar ndodhen edhe nën gërmadhat e vilës së familjes Lala, ndërkohë që persona të bllokuar nën rrënoja ka edhe në ndërtesat e tjera të shembura në Durrës dhe Thumanë.

Media  disponon listën paraprake me emrat e 28 personave që kanë humbur jetën, ose të paktën dyshohet se kanë humbur jetën. Sepse autoritetet shtetërore nuk kanë bërë publike një listë të plotë të viktimave, apo personave nën rrënoja.

Selvie Lala, Erisa Cara, Arjela Lala, Kristi Reçi, Erjola Boshku, Sadik Qato, Amelja Lala, Sahate Lala, Bajram Hajdarmetaj, Plator Zeneli, Klement Çupi, Hasan Cara, Almir Cara, Erisa Cara, Fatmira Cara, Stela Cara, Diana Meçe, Shemsedin Abazi, Isa Abazi, Drita Cakoni, Sardi Cuka, Mira Cuka, Saimir Greku, Pëllumb Greku, Çelike Greku, Hajredin Çupi, Lute Çupi, Klement Çupi.

Viktima e 29 e tërmetit të tmerrshëm dhe e parë e regjistruar është e një personi nga Kurbini që gjeti vdekjen nga infarkti, edhe pse më pas për të u tha se u hodh nga ballkoni për shkak të lëkundjes së fortë.

Fatmirësisht 45 persona janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë dhe pritet të nisen për mjekim më të specializuar në Itali.

(Kosova Sot Online)