Shqipëria lëngon, në 8 minuta bien 3 tërmete

  • 27 November 2019 - 12:49
Shqipëria lëngon, në 8 minuta bien 3 tërmete

Brenda 8 minutave toka shqiptare është lëkundur tre herë nga tërmetet. Lëkundjet janë ndier në zonën qendrore dhe perëndimore të vendit por paslëkundja e fundit ka patur një shkallë prej 3.9 rihter dhe për epiqendër ka patur Mamurrasin, 31 km larg Tiranës.

Prej mëse 24 orësh tashmë, Shqipëria është goditur nga qindra lëkundje dhe duket sikur tërmetet do të vijojnë të mbajnë një ritëm të lartë. Pas tërmetit prej 6.4 të shkallës Rihter, vendin e kanë goditur mëse 200 paslëkundje.

Image

(Kosova Sot Online)