Presidenti Thaçi niset drejt Durrësit

  • 27 November 2019 - 13:33
Presidenti Thaçi niset drejt Durrësit

Pas tërmetit të rëndë që ka goditur Shqipërinë në orët e para të mëngjesit të 26 nëntorit, drejt zonave të prekura është nisur edhe presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Këtë e kanë konfirmuar nga zyra për media e presidencës, të cilët thonë se presidenti është nisur për në Durrës për t’u solidarizuar me familjet e viktimave të tërmetit në Shqipëri.

Po ashtu, presidenti Thaçi do t’i vizitojë edhe trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, që po marrin pjesë në operacionin humanitar në përkrahje të autoriteteve të Republikës së Shqipërisë për sanimin e pasojave të shkaktuara nga tërmeti.

Presidenti i Republikës së Kosovës u bën thirrje të gjithë njerëzve vullnetmirë, që në këto momente të vështira të solidarizohen me njëri-tjetrin për ta tejkaluar fatkeqësinë dhe dhimbjen së bashku.

(Kosova Sot Online)