Deçani hap dyert për të prekurit nga tërmeti

  • 27 November 2019 - 14:15
Deçani hap dyert për të prekurit nga tërmeti

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka njoftuar se në fshatin Irzniq është akomoduar një familje nga Shqipëria

Përmes një postimi në Facebook, Ramosaj ka bërë të ditur se është akomoduar familja e parë nga Shqipëria.

“Deçani ka hapur dyert për vëllezërit dhe motrat tona që kanë pësuar nga tërmeti në Shqipëri. Familja e parë është strehuar tek familja e Bekim Mushkolaj, në Irzniq”, ka shkruar Ramosaj në Facebook.

(Kosova Sot Online)