Vijnë nga Suhareka e ofrojnë ndihmë: Mund t’i strehojmë 10 familje

  • 27 November 2019 - 14:13
Vijnë nga Suhareka e ofrojnë ndihmë: Mund t’i strehojmë 10 familje

Ndihmat nga Kosova për Shqipërinë dhe familjet e prekura nga tërmeti kanë qenë të shumta përgjatë këtyre dy ditëve të vështira për Shqipërinë.

Janë katër familje nga Suhareka që janë të gatshëm të marrin deri në 10 familje për t’i strehuar me të gjitha kushtet. Ata deklaruan për gazetarin e News24, Klemend Baçi se janë të gatshëm t’iu sigurojnë të gjitha kushtet ushqim, pije, fjetje.

Bëhet fjalë për Fejzullah Zogaj nga Suhareka +38344124593; Murrsel Gashi nga Komuna e Suharekës, fshati Reshtan nr. tel. +38344140031 Azem Zogaj. Komuna Suharekë, fshati Reshtan nr. tel +38344168914

(Kosova Sot Online)