Dy ekipe me infermierë nga Vushtrria vullnetarisht do të kontribojnë në Shqipëri

  • 27 November 2019 - 14:23
Dy ekipe me infermierë nga Vushtrria vullnetarisht do të kontribojnë në Shqipëri

Përveç qytetarëve që po ofrojnë ndihma të pakursyera për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri, është edhe një kategori tjetër e shoqërisë që po u del në ndihmë atyre.

Kërkesës së disa mjekëve nga Vushtrria për të shërbyer vullnetarisht në Shqipëri për të dëmtuarit nga tërmeti i ka dhënë dritën jeshile edhe Kuvendin Komunal në Vushtrri në mbledhjen e mbajtur sot.

Ata kanë miratuar kërkesën që dy ekipe të infermierëve të QKMF-së në Vushtrri të japin kontributin vullnetar për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

(Kosova Sot Online)