Katër të vdekur nga shembja e tunelit në Kinë

  • 27 November 2019 - 15:28
Katër të vdekur nga shembja e tunelit në Kinë

Një tunel i një autostrade në ndërtim e sipër në Kinë është shembur, duke i lënë të vdekur katër punëtorë, ndërsa tetë të tjerë janë zhdukur.

Uji dhe balta filluan të rridhnin nga tuneli në kohën kur punëtorët ishin duke e gërryer dheun të martën në mbrëmje në provincën Yunnan, duke i lënë të bllokuar 13 punëtorë.

Zyra për shtyp e qeverisë rajonale tha se pesë persona janë tërhequr nga gërmadhat, por vetëm një prej tyre mbijetoi. Ky punëtor u dërgua në spital dhe ndodhet në gjendje stabile.

Kushtet e papërshtatshme dhe lagështia e madhe e vështirësuan punën e punëtorëve në tunel. Autoritetet i përdorën qentë nuhatës për t’i gjetur trupat e personave të zhdukur.

Aksidentet në fushën e industrisë janë mjaft të shpeshta në Kinë, pavarësisht përpjekjeve për t’i përmirësuar kushtet e sigurisë dhe inspektimin e punimeve.

Në mars të këtij viti, një shpërthim i madh në një fabrikë kimike i la të vdekur gati 80 persona, shkruan “Independent”.

(Kosova Sot Online)