Pesë të vdekur nga zjarri në një ndërtesë në Minesota të ShBA-së

  • 27 November 2019 - 15:55
Pesë të vdekur nga zjarri në një ndërtesë në Minesota të ShBA-së

Pesë persona kanë vdekur dhe katër të tjerë janë lënduar nga një zjarr që shpërtheu në një ndërtesë në Minesota të Shteteve të Bashkuara të mërkurën në mëngjes.

Zjarrfikësit e qytetit ku ndodhi zjarri thonë se flakët i kanë vënë nën kontroll. Lajmin e bënë të ditur përmes faqes së tyre në rrjetin Twitter.

Raportohet se zjarri shpërtheu rreth orës 4 e 30 minuta të mëngjesit sipas kohës lokale dhe u përhap në katin e katërmbëdhjetë të një ndërtese të lartë.

Në mesin e të lënduarve merret vesh se është edhe një zjarrfikës. Sidoqoftë, të gjithë personat e lënduar janë dërguar në spital dhe thuhet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Autoritetet nuk e kanë publikuar identitetin e viktimave.

Në këtë rajon janë aktivizuar alarmet për stuhinë e motit të lig për shkak se një pjesë e madhe e zonës është përfshirë nga reshjet e mëdha të borës, shkruan “Independent”.

(Kosova Sot Online)