Edi Rama krah Elvis Naçit në Thumanë

  • 27 November 2019 - 18:41
Edi Rama krah Elvis Naçit në Thumanë

Kryeministri Edi Rama ka shkuar në Thumanë, i shoqëruar nga zëvëndësi i tij Erion Braçe.

Teksa foli për mediat krah Elvis Naçit, shefi i qeverisë tha se po bëhet çdo përpjekje për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti. Kreu i qeverisë tha se po bëhet kalimi i banorëve të mbetur pa shtëpi nga çadrat e hapura tek hotelet, me të cilat ka bërë marrëveshje qeveria.

“Jemi në një situatë krize, nuk kemi shkop magjik. Nuk po lëmë asnjë minut pa shfrytëzuar për të ndihmuar të prekurit”

Rama thumboi sërish politikën dhe kritikët, ndërsa tha se është koha të jemi bashkë.

“E tundojmë perendimin duke bërë gam gam, kush më shumë e kush më pak. Ka një kohë për të folur dhe kohë për të heshtur, ka një kohë për të qenë bashkë”.

(Kosova Sot Online)