Elvis Naçi tregon historinë e pabesueshme: Do strehonim 5 vetë te pallati i shembur nga tërmeti

  • 27 November 2019 - 18:44
Elvis Naçi tregon historinë e pabesueshme: Do strehonim 5 vetë te pallati i shembur nga tërmeti

Kryeministri Edi Rama dhe imami i njohur, Elvis Naçi ishin sot pranë vatrës së tërmetit në Durrës.

Në këtë takim edhe Zv.kryeministri Erion Braçe ka bërë një përmbledhje të operacioneve të shpëtimit.

Ndërkohë që Elvis Naçi ka rrëfyer se në pallatin e shembur, ka patur një projekt të strehonte një disa njerëz në nevojë.

Sipas tij, banesa ishte ofruar emisionit “Shqiptarët për Shqiptarët” nga një qytetar që jeton në Zvicër, por fatmirësisht Naçi tha se nuk u vendos që familja në nevojë të strehohej në këtë pallat.

“E di çfarë na ka ndodh të ky pallat?! Kemi pas dhurim një shtëpi këtu. Po mendonim që të fusnim një familje, por shyqyr Zotit nuk e futëm. Ne sa herë kemi pas dhuratë një shtëpi, ne e marrim të hënën dhe e dhurojmë të enjte,  por kjo banesë kishte 6 muaj që na e kishte dhuruar një shqiptar i Zvicrës, por se di pse s’na e bëri Zoti mbarë. Kur ka rënë tani që e pamë. E kanë kësmet se ata 5 vëtë do vdisnin! Shyqyr që s’i paskemi fut”, tha Naçi.

Ndërkohë që Ilir Hoxholli tha se personat që kishin planifikuar të dhuronin te kjo banesë ishin 5 jetim. “Ishin jetim ata që do fusnim brenda. Se di pse s’na e pruri Zoti mbarë”, tha Hoxholli.

(Kosova Sot Online)