E konfirmon Gregori, në tërmetin e Durrësit humb jetën e fejuara e djalit të kryeministrit Rama

  • 28 November 2019 - 08:37
E konfirmon Gregori, në tërmetin e Durrësit humb jetën e fejuara e djalit të kryeministrit Rama

Mbrëmë u aludua në media se një ndër viktimat e tërmetit në Thumanë ishte edhe e fejuara e djalit të madh të kryeministrit Rama, Gregorit.

Lajmin për vdekjen e të fejuarës së tij e ka konfirmuar vetë Gregor Rama. Ai konfirmon lajmin me anë të një story në Instagram.

“Mes viktimave të shumta nga kjo fatkeqësi natyrore edhe njeriu im i afërt sëbashku me vëllanë e saj, mamin dhe babin janë gjetur nën rrënoja. Vetëm dy trupa janë nxjerrur deri tani nga gërmadhat e asaj që u shpall ditë zie kombëtare”- shkruan Gregor Rama në storyn e tij.

(Kosova Sot Online)